Rreth Qapit
Misioni i Qapit
QAPI (Qendra për Aftësimit Profesional dhe Inovacion) e Kolegjit AAB ka për mision ofrimin e shërbimeve të certifikuara të zhvillimit profesional dhe përkrahjes së vazhdueshme për personelin akademik dhe administrativ, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe menaxhimit institucional.
Qendra vepron në funksion të fuqizimit të kompetencave profesionale brenda Kolegjit AAB (përfshirë BSK dhe institucionet vartëse), si dhe në shërbim të institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon. Duke u mbështetur në praktika bashkëkohore të mësimdhënies, teknologji digjitale dhe partneritete akademike. Qendra synon të krijojë një ambient të qëndrueshëm të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të nxitë inovacionin në arsimin e lartë.

Vizioni i Qapit
QAPI (Qendra për Aftësimit Profesional dhe Inovacion) në Kolegjin AAB synon të jetë një pikë referimi dhe një model ekselence në zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ, duke promovuar një kulturë të mësimnxënies gjatë gjithë jetës, përmirësimit të vazhdueshëm dhe inovacionit pedagogjik.
Me një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, Qendra angazhohet të ofrojë programe cilësore, të certifikuara dhe të bazuara në nevojat aktuale të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, duke ndihmuar në fuqizimin e kompetencave akademike, kërkimore dhe menaxheriale të personelit jo vetëm në Kolegjin AAB (përfshirë BSK dhe institucionet vartëse), por edhe në institucionet tjera të arsimit të lartë.
Nëpërmjet përdorimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, teknologjive bashkëkohore dhe rrjeteve profesionale, Qendra aspiron të luajë një rol udhëheqës në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndërtimin e një komuniteti akademik inovativ, reflektues dhe të angazhuar në shërbim të zhvillimit shoqëror dhe institucional.
