Trajnimet 2023

service 1

Vlerësimi i artikujve shkencorë​

Trajnimi kishte për synim zhvillimin e aftësive për analizën dhe vlerësimin e artikujve shkencorë në përputhje me standardet akademike ndërkombëtare. Pjesëmarrësit u njohën me procesin e vlerësimit “peer-review”, parimet e etikës akademike, si dhe instrumentet për matjen e cilësisë dhe relevancës së punimeve kërkimore.

30 Gusht 2023

aab

Komunikimi dhe ndërlidhja e hulumtimeve me politikat publike

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale për ndërlidhjen efektive të evidencës shkencore me krijimin dhe zhvillimin e politikave publike. U fokusua në aftësimin për komunikimin e rezultateve të hulumtimeve me vendimmarrësit institucionalë, si dhe në rolin e studiuesit si faktor ndikues në hartimin e politikave.

30 Gusht 2023

aab

Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve Zhvillimore – Niveli i Avancuar

Ky trajnim u dizajnua për pjesëmarrës me përvojë të mëparshme në menaxhimin e projekteve, me qëllim të avancimit të aftësive për identifikimin, formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e projekteve zhvillimore në kontekst institucional dhe të komunitetit. U përdorën qasje praktike për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme profesionale.

29 - 30 Gusht 2023

aab

Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës

Ky trajnim synonte përmirësimin e qasjeve vlerësuese në arsimin e lartë, përmes integrimit të konceptit të kompetencave dhe standardizimit të ndërtimit të notës. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime teorike dhe praktike mbi metodologjitë bashkëkohore që ndihmojnë në matjen efektive dhe të drejtë të performancës studentore.

29 Gusht 2023

aab

Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve

Ky trajnim kishte për synim avancimin e njohurive dhe praktikave pedagogjike në arsimin e lartë, me fokus në parimet e mësimit të të rriturve (andragogji). Trajnimi u orientua drejt identifikimit të diferencave mes mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies për të rriturit, si dhe prezantimit të metodave moderne për aktivizimin e pjesëmarrësve në procesin arsimor.

29 Gusht 2023

aab

Planifikimi dhe Menaxhimi i Projekteve (Pilotim)

Trajnimi u zhvillua përmes metodave interaktive, diskutimeve në grupe dhe zgjidhjes së rasteve konkrete. Pjesëmarrësit analizuan projektet në faza të ndryshme – nga identifikimi i problemit, përpilimi i qëllimeve, përgatitja e buxhetit dhe matrica logjike – deri te zbatimi dhe vlerësimi i tyre. Roli i punës në grupe ishte thelbësor në demonstrimin praktik të kompetencave të fituara gjatë trajnimit.

23 - 24 Shkurt 2023

aab

Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës

Tell your visitor how your service can improve their life. Connect with the problem that they’re trying to solve and address any objections you think they might have.

What is the biggest benefit your customer will get from this? Keep your target audience in mind.

23 Shkurt 2023

aab

Vlerësimi i Artikujve Shkencor

Trajnimi u zhvillua në formë të kombinuar teorike dhe praktike. Pjesëmarrësit u përfshinë në sesione interaktive ku u shpjeguan parimet themelore të një artikulli shkencor, metodologjia e vlerësimit, si dhe përdorimi i kritereve të standardizuara për rishikimin e punimeve. Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit analizuan artikuj konkretë dhe përgatitën vlerësime të bazuara në strukturë, cilësi metodologjike dhe kontribut shkencor.

23 Shkurt 2023

aab

Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve

Trajnimi u zhvillua në mënyrë ndërvepruese, ku pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime mbi praktikat e tyre aktuale të mësimdhënies dhe u njohën me qasjet moderne andragogjike. U trajtuan temat si motivimi i të rriturve për të mësuar, mësimi i bazuar në përvojë, nevoja për fleksibilitet dhe adaptim të metodave, si dhe rëndësia e ndërtimit të moduleve që reflektojnë nevojat e të rriturve.

23 Shkurt 2023