Trajnimet 2025

service 1

Menaxhimi i stresit në vendin e punës

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike për të kuptuar, identifikuar dhe menaxhuar stresin në mjedisin e punës. Në fokus ishin situatat e zakonshme stresuese në kontekstin akademik dhe institucional, si dhe strategjitë për përballimin dhe parandalimin e tyre.

24 Qershor 2025

service 1

Metodologjia e hulumtimit dhe dizajnimi i instrumenteve matëse në kërkimet empirike

Ky modul trajnues kishte për synim avancimin e kompetencave kërkimore të stafit akademik përmes një qasjeje të kombinuar teorike dhe praktike. Përmbajtja u fokusua në ndërtimin e strukturës metodologjike të hulumtimit, formulimin e komponentëve kryesorë dhe dizajnimin e instrumenteve të standardizuara matëse për kërkime empirike. Trajnimi përfaqësoi një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të ciklit metodologjik që synon përgatitjen dhe publikimin e punimeve shkencore cilësore.

19 - 20 Qershor 2025

service 1

Menaxhimi i Projekteve Zhvillimore

Ky modul synoi të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike në menaxhimin e projekteve zhvillimore, duke përfshirë fazat e planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe raportimit të projekteve. Trajnimi përfshiu përdorimin e platformës e-Projects si mjet mbështetës për dokumentimin dhe menaxhimin efektiv të projekteve. Moduli u dizajnua për të plotësuar nevojat profesionale të pjesëmarrësve duke marrë parasysh përvojën e tyre paraprake dhe për të ngritur kapacitetet institucionale të stafit në menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë të jashtëm.

18 Qershor 2025

service 1

Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës

Ky modul trajnues ofroi një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mbi vlerësimin e studentëve në dy aspekte kyçe: Vlerësimin sipas qasjes së zhvillimit të kompetencave, e cila është aplikuar së fundmi në sylabuset e Kolegjit AAB, dhe ndërtimin e notës për studentët e rregullt, duke u fokusuar në një proces vlerësimi të vazhdueshëm që lidh vlerësimin formativ me atë sumativ. Trajnimi nxiti diskutime mbi rëndësinë e lidhjes së dijes dhe shkathtësive të fituara me situatat praktike reale.

17 Qershor 2025

service 1

Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve

Trajnimi trajtoi tetë parimet themelore të andragogjisë dhe mënyrën e aplikimit të tyre në mësimdhënien në arsimin e lartë. Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe sfidat lidhur me qasjen “studenti në qendër”, duke diskutuar strategji për ligjërata më gjithëpërfshirëse dhe të përshtatura për nevojat e të rriturve.

12 Qershor 2025

service 1

Vlerësimi i artikujve shkencorë

Ky modul kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik të Kolegjit AAB në vlerësimin profesional të artikujve dhe librave shkencorë. Gjatë trajnimit u trajtuan aspektet themelore të procesit të recensimit, teknikat e përgatitjes së raporteve shkencore dhe u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të stafit akademik në përmirësimin e cilësisë së revistës shkencore “Thesis”. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u përqendrua në motivimin për angazhim në botime akademike me standarde të larta.

11 Qershor 2025

service 1

Vlerësimi i studenteve bazuar në kompetencë dhe ndërtimi i notës

Trajnimi me temën “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetencë dhe ndërtimin e notës” u zhvillua më 18 mars 2025, në dy gjysmë-ditë për shkak të angazhimeve paralele të stafit akademik.

 

18 - 20 Mars 2025